Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Shandani apo fytyra? Zgjidhni dhe mësoni diçka për veten!

Ky iluzion i thjeshtë optik do të zbulojë mjaft për karakterin tuaj, ndërsa testi është i mbështetur në bazë të ilustrimeve dydimensionale, të cilat më herët i ka përdorur psikologu danez, Edgar Rubin.

Shikoni mirë foton, pastaj kërkoni nën të përgjigjen, varësisht nga ajo a keni shikuar më parë fytyrën apo shandanin…

Fytyra

Nëse keni shikuar më parë fytyrën, kjo do të thotë që jeni person i shoqërueshëm dhe shumë i dhembshëm, tregoni interesim për njerëzit.

Jeni ekstrovert dhe interaksioni me të tjerët është ai që ju jep energji. Ju jeni një njeri i dashur në çdo shoqëri, dhe duke qenë se kaloni shumë kohë i rrethuar nga njerëz.

Është e rëndësishme vetëm që ata të jenë njerëz pozitivë dhe të ndershëm, të cilët ju mbështesin.

Shandani

Personat të cilët në foto më parë shohin shandanin janë introvertë. Ata përgjithësisht nuk duan të mendojnë shumë për të tjerët, prandaj edhe në këtë ilustrim më parë shohin objektin.

Fokusimin e kanë te vetvetja, mendojnë për veten e vet dhe jetën e vet, më shumë kohë duan të kalojnë në shtëpi, se të jenë me shoqërinë.

Megjithatë, nuk janë plotësisht vetmitarë, dëshirojnë që ndonjëherë të jenë edhe me miqtë, por vetëm me ata më të afërt, sepse përgjithësisht nuk i duan tollovitë. 

Burimi: Telegrafi

Related posts

Si sot 19 Korrik!

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta