Tërmeti më i fortë në shekullin e fundit/ Shkon mbi 500 numri i viktimave në Turqi

Më shumë se 500 njerëz janë vrarë në dy vende, Turqi dhe Siri si psojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore, mëngjesin e sotëm.

Sipas, nënpresidentit të vendit Fuat Oktay 284 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi.

Ndërsa në Siri, raportohet për të paktën 237 viktima dhe 639 të plagosur.

Në total, sipas CNN, numri i viktimave në Turqi dhe Siri deri më tani tani është të paktën 521.

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë në rrugë.

Related posts

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje