Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.6 godet Turqinë dhe ishujt grekë/ Ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë ka goditur rreth orës 12:50 ishujt grek të arkipelagut Dodekanez, jo larg nga qyteti turk i Izmirit.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se të paktën 4 persona raportohet të kenë humbur jetën. Në një njoftim në Twitter, Koca shtoi se në total, 120 qytetarë turq ishin prekur nga fatkeqësia.

Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave bën me dije se epiqendra ishte në detin Egje, 17 kilometra larg qytetit të Izmirit, dhe magnituda ishte 6.6, ndërsa Agjencia Amerikane e Gjeologjisë thotë se tërmeti ishte i madhësisë 7, i shkallës rihter, me një thellësi prej 2 kilometrash në afërsi të ishullit të Samosit.

Lëkundjet janë ndjerë në gjithë Greqinë jug-lindore dhe në Turqinë perëndimore. Ndërkohë, pamjet e para tregojnë dëme të mëdha në qytetin ne Izmirit,  që ditën e djeshme festonte 97-vjetorin e Republikës Turke.  

VIDEO NGA ISHULLI SAMOS (CUNAM I VOGEL):

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…