Tërmeti i fuqishëm 6.6 ballë tronditi tokën/ Shkon në 65 numri i viktimave në këtë shtet

Tërmeti i fuqishëm 6.6 ballë që tronditi Kinën ka sjellë numër lartë viktimash, teksa numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 65.

Lëkundjet u ndjenë në orën 13:00 me orën lokale në provincën Sichuan dhe ishin me thellësi prej 6 miljesh.

Lëkundjet e mëdha shkëputën linjat e telekomunikacionit dhe shkaktuan rrëshqitje  dherash që sollën “dëme serioze”.

Ndërkohë rreth 21 milionë njerëz në kryeqytetin e Sichuan, Chengdu, javën e kaluar u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rregullave të Covid.

Epiqendra e tërmetit ishte në Luding, një qytet në një rajon të largët malor që ndodhet rreth 226 km në jugperëndim të Chengdu.

“16 persona të tjerë u zhdukën dhe 50 u plagosën,” raportuan autoritetet.

Lëkundjet tronditën ndërtesat në Chengdu dhe në mega-qytetin fqinj të Chongqing, duke lënë rrugë të bllokuara dhe duke ndërprerë linjat e komunikimit në zonat ku jetojnë më shumë se 10,000 banorë.

Goditjet detyruan gjithashtu disa termocentrale të mbyllen në zonat e Garze dhe Ya’an, tha CCTV.

Related posts

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Pamje që nuk duhej të transmetoheshin/ Ajo që ndodhi në emision tronditi publikun! (VIDEO)