Tërhoqi vëmendjen me lëvizjet e tij të dyshimta, policia italiane ndalon 32-vjeçarin shqiptar, ajo që i gjejnë të fshehur në makinë e “fundos” fare

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe grabitje. 32-vjeçari u pikas nga autoritetet pasi lëvizjet e tij ishin të dyshimta ndërsa u shfaq në rrugët e qendrës së Monzas në një Toyota Yaris.

Pasi u ndalua nga ushtarakët, gjatë kontrollit u zbulua se në sediljen anësore të pasagjerit ishte vendosur një qese letre me një pistoletë gjysmë automatike Glock cal 40, dy karikatorë dhe një kuti në të cilën kishte 40 gëzhoja të të njëjtit kalibër.

Sakaq nga hetimet rezultoi se arma ishte e vjedhur në vitin 2008. Pistoleta dhe municionet u sekuestruan ndërsa 32-vjeçari shqiptar u dërgua në burgun Via Sanquirico.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!