Tërheqja e Alibeajt/ Sali Berisha “shkrihet” së qeshuri

Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e Partisë Demokratike.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur në lidhje me tërheqjen e Alibeajt, është tallur me deklaratën e avokatit të tij, duke thënë se si mund të flasë për zvarritje kur ka munguar vetë të paktën katër herë radhazi.

Sipas Berishës, “Alibashat” po tallen me veten, duke e shoqëruar deklaratën me të qeshura. 

Alibasha tallet me veten e tij. Kur dëgjova që Alibasha deklaroi se u zvarrit, në një kohë kur ishte avokati i tyre që katër seanca, ose gjykata përdorte si pretekst se nuk e di si kombinohen me Ramën, kësaj i thonë të tallesh me veten.

Kurse vendimi i Gjykatës së Tiranës është një vendim i prerë, i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive.

Rama ka marrë peng gjykatën dhe nuk lejon regjistrimin. Alibasha, në asnjë vend të botës, përveç në drejtësinë e Edi Ramës, nuk mund të bëhet palë në një proces që nuk ka qenë palë.

Kjo ndodh për herë të parë në historinë e botës. Është absolutisht i pavlerë. Alibasha ka të drejtë, ai dhe çdo qytetar, të shkojë në gjykatën e faktit, dhe për çdo objeksion apo provë, të hapë një proces të ri, por jo të bëhet palë. Kjo ndodh në drejtësinë qesharake të Ramës, që vepron si në diktaturë, që pengon regjistrimin që është automatik dhe i padiskutueshëm të vendimit të gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, Alibasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit. Por ai zbaton urdhrat e Edi Ramës. Ata janë të pavlerë, që keqpërdoren nga një njeri që nuk ka asnjë parim, nuk respekton asnjë parim, asnjë ligj, asnjë normë.

Konfirmimi ka ardhur nga avokati i tij Indrit Sefa mëngjesin e sotëm, ndërsa është paraqitur në Gjykatën e Apelit, ku do të zhvillohet seanca”, është shprehur Berisha.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…