Tentojnë të marrin peng biznesmenin gjerman, por i rezulton personi i gabuar, i kërkojnë falje dhe largohen (video)

Një biznesmen gjerman me origjinë nga Turqia, Zeki Oğuz, ra pre e një sulmi nga disa persona të panjohur, të cilët iu afruan për ta marrë peng me forcë e për ta futur në një furgon që i zuri rrugën.

Por, më interesantja e kësaj historie është fakti se, pengmarrësit kishin ngatërruar objektiv, pasi biznesmeni nuk ishte personi që ata po kërkonin.

Në kamerat e sigurisë së një tregu në Stamboll duket momenti kur, personat e rrethuan Oğuz, por njëri prej tyre sapo e pa në fytyrë, u bëri shenjë të tjerëve që të largoheshin, pasi nuk ishte ai personi që po kërkonin. Në këtë moment, jo vetëm e lanë të lirë, por i kërkuan edhe falje dhe u larguan me shpejtësi, ndërsa biznesmeni mori menjëherë në telefon policinë, e cila nisi hetimet për identifikimin e autorëve.

Related posts

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq