Tentoi t’i arratisej policisë italiane, shqiptari hidhet nga dritarja e hotelit dhe plagoset rëndë

30-vjeçari me nënshtetësi shqiptare ndodhet në urgjencën e spitalit Cattinara me kodin e kuq. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori kombëtar. Në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes nga policia, ai u ngjit nga dritarja në një parvaz të ndërtesës, por u rrëzua dhe u plagos rëndë. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në via della Geppa, pranë stacionit të trenit, në Trieste. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, 30 vjeç, i cili u shpëtua dhe u dërgua në spitalin Cattinara me kodin e kuq.

Sipas asaj që mësohet, burri kishte marrë një dhomë në Hotel Italia, në via della Geppa, por me sa duket emri i tij është dashur të denoncohet në polici. Ndaj, kur punonjësi i hotelit e ka përfshirë në mesin e mysafirëve të objektit, policia është paralajmëruar. Disa oficerë mbërritën në vendngjarje, por kur i riu kuptoi se policia kishte ardhur për të, ai doli nga dritarja e dhomës në katin e tretë dhe tentoi të arratisej në një parvaz. Në atë moment nuk dihet nëse ai ka rrëshqitur apo është kërcyer spontanisht, ka rënë dhe ka përfunduar mbi një makinë dhe është plagosur rëndë. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori kombëtar. 

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…