Tentoi të vidhte bankën në mes të Athinës, policia qëllon shqiptarin gjatë arratisjes (IDENTITETI)

Është identifikuar autori i grabitjes së bankës në Athinë mëngjesin e kësaj të marte. Ai është 38-vjeçari nga Delvina, Elton Thoma Zoto.

Shqiptari mundi të merrte një shumë rreth 4 mijë euro nga kasat e bankës në Omonia, në rrugën Achilleos 19, nën kërcënimin e një thike. Por gjatë arratisjes një punonjës i bankës ka shtypur butonin e alarmit, duke vënë në lëvizje policinë.

Efektivët e ekipit të Dias- it dhe makinat patrulluese të Veprimit të Menjëhershëm e kanë lokalizuar autorin në kryqëzimi e rrugëve Lenorman dhe Palamide.

Aty, sipas Policisë, burri ka kërcënuar me thikë policët, ndaj njëri prej tyre e ka qëlluar me armën e shërbimit, duke e plagosur. I plagosuri është transportuar në spitalin Evangelismos, ndërkohë që për rastin ka nisur një hetim paraprak. Sulmuesi ka marrë katër plumba, 3 në bark dhe një në kofshë.

Një dëshmitar okular që dëgjoi oficerët duke bërë thirrje që sulmuesi të ndalonte së foluri para kamerave televizive tha: “Oficeri po i thoshte të ndalonte dhe ai nuk po ndalonte. Nga aty dëgjova dy të shtëna dhe asgjë tjetër”.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend