Tensionet në veri/ Vuçiç publikon FOTO me Ramën dhe liderët e tjerë të Ballkanit: E dimë…

Kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç këtë të enjte gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë. Lajmin e jep kreu i shtetit serb, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto.

Vuçiç është takuar edhe me udhëheqës të tjerë shtetëror të Ballkanit, si presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe anëtaren serbe të kryesisë së Bosnje Hercegovinës, ?eljka Cvijanovi?. Në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë situata në veri të Kosovës.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi.

Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruan Vuçiç.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…