Tensione të forta/ Diola e Big Brother debaton ashpër me Dasara Karaiskaj (video)

Ish-konkurentja e “Big Brother VIP Albania”, Diola Dosti, dje gjatë një paraqitje televizive ka debatuar ashpër me gazetaren Dasara Karaiskaj, e cila është një shoqe e vjetër e Luizit.

Ajo iu drejtua ish-banores duke i thënë se nuk lihen fëmijët me njerkën dhe se nuk ka karakterin e një gruaje që rrit 3 fëmijë. Në vijim është e paraqitur një pjesë e debatit në mes dyshës.

Dasara: Ti na ke çuditur me deklaratat e tua. Ke thënë njerka fërkon barkun që kjo ka lënë fëmijët, ishte totalisht e pavend. 

Diola: Dukesh sa profesioniste je sa i sheh gjërat në sipërfaqe.

Dasara: Unë fëmijët nuk i lë me njerkën Diola. 

Diola: Ke shumë të drejtë, por edhe unë fëmijët nuk i lë vetëm deri në 5 të mëngjesit dhe të dal vet për t’u argëtuar. 

Dasara: Më ka bërë shumë përshtypje Diola me mungesën e karakterit të një gruaje që rrit 3 fëmijë.

Në debat ndërhynë edhe të ftuarit e tjerë duke i thënë Dasarës se nuk mund të vendosen kufij sesi duhet të sillet një grua që është nënë. Ndryshe, Diola eshte eliminuar nga Big Brother Vip Albania pas nje muaji qendrim.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit