Tensione në veri të Kosovës/ Serbët vendosin barrikadë të re, dëgjohen shpërthime

Serbët mëngjesin e sotëm kanë vendosur një tjetër barrikadë në veri të Kosovës, në fshatin Jegenicë të Zubin Potokut.

Sipas mediave vendase mësohet se për vendosjen e barrikadës janë njoftuarnga banorët e fshatit Çabër.

Prej disa orësh në veri janë dëgjuar edhe disa shpërthime, të cilat kanë rezultuar të jenë fishekzjarre,. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se situata është e qetë, por e brishtë për shkak të zhvillimeve të fundit në atë pjesë.

Qeveria e Serbisë miratoi të enjten kërkesën, e cila do t’i dërgohet misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për lejimin e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

Ky vendim është marrë pas mbledhjes që ka mbajtur Qeveria e Serbisë, në të cilën ka marrë pjesë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Vuçiç tha se ajo do t’i dorëzohet komandantit të KFOR-it të premten në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën