TENDER I HAPUR KOMBËTAR

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: Blerje Blu Diesel dhe benzinë pa plumb 95 oktan, për nevojat e Bankës së Shqipërisë në Tiranë dhe në degë, për një periudhë një vjeçare”.

‘Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 15,000,000 Lekë.

Dokumentet e tenderit, mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla A, Tiranë, Tel. 042419411(ext. 1844), çdo ditë nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 Lekë, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë sipas detajeve të mëposhtme:

Përfituesi:     Banka e Shqipërisë

BIC:               STANALTR

IBAN:            AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC

Përshkrimi: Blerje dokumente tenderi për tenderin me objekt: “Blerje Blu Diesel dhe benzinë pa plumb 95 oktan, për nevojat e Bankës së Shqipërisë në Tiranë dhe në degë, për një periudhë një vjeçare

Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, Kompleksi “Halili”, deri më datë  27 Korrik  2020, ora 11:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët   ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025