Teksasi dhe shtetet e tjera lehtësojnë rregullat, pavarësisht paralajmërimeve

Teksasi do të heqë të gjitha kufizimet për pandeminë dhe do të lejojë bizneset të rihapen me kapacitet të plotë javën e ardhshme. Vendimi është njoftuar nga guvernatori Greg Abbott, i cili tha se: “Është koha për të hapur 100 për qind Teksasin”.Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, e ka bërë të qartë se kufizimet e koronavirusit janë ende të nevojshme. Njoftimi në Teksas erdhi ndërsa rregulla të ngjashme u hoqën në shtete të tjera, duke përfshirë Michiganin, Louisianan dhe Mississippin, të cilët gjithashtu kanë hequr detyrimin e bajtjes së maskës .Përhapja e vaksinave kundër Covid-19 ka rritur besimin në kthimin e jetën parapandemike në SHBA.Të martën, presidenti Biden tha se SHBA-ja është në rrugën e duhur për të pasur vaksina të mjaftueshme për çdo të rritur në vend deri në fund të majit.Megjithatë, vala e rihapjeve ka vënë në kundërshtim shtetet me administratën e Biden dhe zyrtarët e saj të lartë shëndetësorë, të cilët kanë reaguar me frikë ndaj lehtësimit të masave të koronavirusit në një kohë të pasigurt në pandemi.Të hënën, drejtori i Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëroi për një rritje potenciale të rasteve.Të dhënat e Covid-19 tregojnë se, ndërsa infeksionet dhe vdekjet kanë rënë në javët e fundit, ato janë akoma në nivele të larta në krahasim me vendet e tjera.Në total, SHBA-ja ka regjistruar më shumë se 28 milionë infeksione dhe 516 000 vdekje nga Covid-19, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi