Tedi Cara drejt firmës në kampionatin ukrainas, zbulohet shifra që përfiton Partizani

Tedi Cara

Tedi Cara mund të quhet lojtari më i ri i ekipit ukrainas së Oleksandrias, diçka e konfirmuar nga drejtori i klubit. Sulmuesi ka vendosur që ta mbyllë me Partizanin, për të nisur një aventurë të re në Ukrainë. Në krahun tjetër, klubi shqiptar pritet të përfitojë rreth 145-150 mijë euro për shitjen e yllit të ekipit. Diçka e tillë është konfirmuar nga vetë mediat ukrainase, që tregojnë prapaskenat e këtij transferimi.

SHUMA E PËRFITUAR NGA PARTIZANI

150 mijë euro në arkat e të kuqve, të cilët e shesin Cara sa dyfishi i asaj që e blen në vitin 2020 nga Besa, pra 75 mijë euro.

24 vjeçari e mbyll kështu me Partizanin pas plot 198 paraqitjesh me fanellën e kuqe. Në gjithë këto ndeshje, sulmuesi kavajas ia ka dalë që të shënojë 41 gola dhe të asistojë në 22 të tjerë.

LEXO ME SHUME:Cara 200 paraqitje e Rrapaj gol lamtumire, Partizani shkëlqen ndaj Vllaznisë me mungesa (video)

Partizani rikthehet te suksesi dhe e bën ndaj një kundërshtari cme cilësi si Vllaznia.  Shkodranët u dorëzuan 2-0 në Arenën e Demave, në një ndeshje që foli tërsisht për të kuqtë. Mes shumë mungesave, Vllaznia tentoi t’i bënte dëm Partizanit, por gjithcka nisi keq ku vetëm në 2 minuta të luajtura e pa veten në disavantazh. Tedi Cara, lojtari i cili festoi 200 ndeshje me fanellën e kuqe i dha avantazhin Partizanit dhe gjithashtu, moralin e duhur se kjo përballje do të fliste për ta.

Related posts

✍️Nga Rusia në Kroaci, Tirana vendos të sakrifikojë lojtarin (SHIFRA E TRANSFERIMIT)

E mbylli me Tiranën, ja kush është lojtari që firmosi me klubin tjetër të Superiores

Mbylli aventurën me Llapin, ish-portieri i Kombëtares U-21 Vokli Laroshi opsion për skuadrat e Superiores