Tedi Cara ka bërë gjatë merkatos dimërore hapin e madh në karrierë teksa i ka dhënë lamtumirën futbollit shqiptar për të synuar një kampionat me prestigjioz dhe më të fortë siç është ai ukrainas. Cara i është bashkuar skuadrës së Oleksandria, e cila po rivalizon në këtë sezon për titullin kampion, duke qenë në ndjekje të Dinamo së Kievit kryesues.
Debutimi për sulmuesin kavajas në ndeshje zyrtare me skuadrën e re ka qenë dje, ndaj Zoria Luhansk, ku Oleksandria fitoi me shifrat 2-1. Cara ishte titullar në këtë sfidë, duke luajtur për 73 minuta dhe duke qenë ndër më të mirët në fushën e lojës, pasi vendosi vazhdimisht në vështirësi mbrojtësit kundërshtarë.
Nuk është rastësi që për këtë paraqitje, Tedi Cara u vlerësua me notën 7,3 nga Sofascore, pasi regjistroi statistika mjaft të mira në këtë sfidë si në realizimin me sukses të 6 nga 7 driblimeve që tentoi apo kishte 82% saktësi në pasime.
TRANSFERIMI NË UKRAINË
Nga kjo marrëveshje Partizani do të përfitojë 230 mijë euro, teksa kanë edhe disa klauzola të veçanta në kontratë që pritet të rrisin çmimin fillestar. Ndërkohë nga ana tjetër palët do të firmosin një kontratë 3.5 vite, ku Cara do të përfitojë 15 mijë euro në muaj.