“Të vij turp ty që vjen nga rruga dhe më thua mua…”/ Bardhi dhe Tabaku sherr me Ibrahimajn në “Kuvendin e fyerjeve”: Kush oligark ta dha…

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është përfshirë në një debat me akuza, fyerje dhe ofendime me dy deputetët e PD-së, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi për gjendjen ekonomike, shpenzimet dhe inflacionin.

Pjesë nga debati në Kuvend:

Delina Ibrahimaj: Ku jetoni ju, në cilën botë jetoni ju dhe cilin realitet u servirni shqiptarëve. Në cilin vend jetoni ju? Inflacioni është i Putinit, nuk është i socialistëve dhe Shqipërisë.

Mos fol nga vendi se nuk të shkon. O Zot! U desh këtu të ngrihet opozita e vulës dhe të flasë për ekonominë. Shqiptarët tregojnë se kemi rritje të konsumit.

Lindita Nikolla: O Zoti Bardhi boll se e tepruat.

Gazment Bardhi: Trego kush ta ka dhënë shtëpinë njëherë, i kujt është shtëpia ku jeton? Shërbëtore e oligarkëve.

Jorida Tabaku: Të të vijë turp ty, që më thua mua opozita e vulës që ke ardhur nga rruga. Turp të të vijë.

Lindita Nikolla: O Zoti Sula, filluat edhe ju tani!

Jorida Tabaku: Ministrja është e paaftë. Zonja ministre po të them edhe njëherë, ka shumë kolegë që flasin nga mazhoranca që nuk na pëlqejnë mendimet, por jo arrogancën tënde dhe sikur thotë zoti Bardhi, as korrupsionin tënd.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!