Të udhëtosh mbrapsht në kohë/ Avioni nisi fluturimin në vitin 2023, por u ul në 2022. Pasagjerët festuan dy herë Vitin e Ri

Pasagjerët e një avioni kanë pasur mundësinë të festojnë dy herë ndërrimin e viteve. Avioni United 858 u ngrit nga Koreja e Jugut në vitin 2023 dhe u ul në SHBA në vitin 2022.

Më 1  janar 2023, pak pas ndërrimit të viteve në orën 00:35 nga aeroporti i Seulit u nis fluturimi United 858, për të mbërritur në San Francisco në SHBA ne 17:15 të datës 31 Dhjetor 2022. Edhe pse fluturime të tilla të udhëtimit në kohë janë bërë gjithnjë e më të zakonshme gjatë viteve të fundit, zakonisht është më e pazakontë të shohësh më shumë se një fluturim të tillë që ndodh me të njëjtën linjë ajrore.

Pasagjerët e këtij avioni janë ndjerë të veçantë pasi kanë festuar Vitin e Ri dy herë, por edhe janë kthyer në kohë. Mediat raportojnë se ata nuk ishin të vetmit pasi anëtari i Star Alliance kreu një fluturim të ngjashëm nga Guami në Hawaii.

Related posts

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt

Jepet masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vr@u Martin Canin! Ja çfarë vendosi Gjykata