Te Tirana në stol, por statistikat e Abdullahut ndaj Gjermanisë janë fantastike; vlerësimi më i lartë nga të gjithë lojtarët

Abdullahu

Kosova e 21-vjecarëve merr një pikë ndaj Gjermanisë në transfertë. Përfaqësuesja drejtuar nga Afrim Toverlani e mbylli në barazim pa gola përballjen, e vlefshme për Grupin D për eleminatoret e kampionatit europian.Performancë fantastike, sidomos ndeshja e Mustafë Abdullahut.

Pavarësisht se te Tirana ka humbur vendin e titullarit,  në Kosovë besojnë te cilësitë e tij. Në statistikat ndaj Gjermanisë, portieri ia doli 6 herë të bllokonte tentativat, ku tre pritje erdhën brenda zonës.  Ajo që të bën përshtypje është fakti se Abdullahu ia ka dalë t’ia kalojë edhe lojtarëve gjermanë, sa i përket vlerësimit portieri i Tiranës është vlerësuar me notën 8.1, duke u shpallur kështu lojtari i ndeshjes.

Një mesazh nga portieri  për drejtuesit kryeqytetas, si për të treguar se në ambjentin bardheblu duhet të kenë më shumë besim tek ai. Me Gjermaninë u aktivizua edhe Brajan Gruda, sulmuesi i cili është kontaktuar edhe nga FSHF, u aktivizua për 84 minuta.

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore