Te Tirana ishte një zhgënjim, Flamurtari firmos me futbollistin (EMRI)

Elvi Berisha është sulmuesi i ri i Flamurtarit në Kategorinë e Parë. Kanë qenë vlonjatët që kanë zyrtarizuar afrimin e 24-vjeçarit për sezonin e ri, me fierakun që luan në krahët e sulmit. Pjesë e Tiranës në gjashtë muajt e fundit në Superligë, Berisha nuk u ngrit në lartësinë e detyrës paçka se iu besuan 16 ndeshje.

Tanimë Berisha do jetë nën urdhërat e trajnerit Emiliano Çela në të Parën, me vlonjatët që pas tre sezonesh në të Parën, kërkojnë elitën e Shqipërisë. “Elvi Berisha është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club. Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtarit”, njoftojnë vlonjatët.

I dalë nga moshat e Apolonisë, Berisha më herët ka luajtur edhe për Leganes në Spanjë, apo edhe Laçin dhe Skënderbeun. Veç Berishës, këtë merkato te vlonjatët janë afruar Antonio Ilieski dhe Silvio Zogaj.

Related posts

“Po vi i dëmtuar të luaj me Shqipërinë, meritoj të jem titullar”, Uzuni shfryn me humbjen dhe Sylvinhon: Te Granada i gjuaj unë penalltitë, këtu nuk e di…

DËSHTIM! Nga ëndrra për elitën përfundojmë në Ligën C; Ukraina na “gjunjëzon” në Tiranë (video)

Shqipëri-Ukrainë do të nisë me 1 minutë heshtje për Martin Canin