“Të të vijë turp”/ Sherr në komision, Zhupa i heq mikrofonin ministres

Është shoqëruar me debate dhe përplasje mbledhja e sotme në Komisionin Parlamentar të Edukimit, kur  ishte duke raportuar ministrja e Kulturës, Elva Margariti për dhënien me koncesion të Butrintit.

Deputetja demokrate, Ina Zhupa  mori fjalën për procedure, por ligjvënësit socialistë kërkuan që ti ndalohej fjala.

Zhupa është ngritur në këmbë dhe ka përplasur tavolinën ndërsa ka thënë se Butriniti nuk duhet të trajtohet si mall, pasi është pasuri Kombëtare. Më tej, ajo ka shkuar tek vendi ku ndodhej ministrja Margariti dhe i ka hequr mikrofonin.

Debati

Ina Zhupa duke i rënë tavolinës: Harroje ti nuk vazhdon, zonja ministre ti nuk vazhdon. Çohuni ju lutem kolegë. Ne jemi komision përgjegjës. Zoti Petro po shkel rregulloren. Zonja ministre, nuk kalohet kështu. Zoti Petro po shkel rregulloren.

Petro Koci: Nuk je ti komandantja.

Ina Zhupa: Të lutem, do të japë ajo si mall Butrintin, siç dha Teatrin. Nuk vazhdon ti.

Elva Margariti: Të pëlqen apo nuk të pëlqen do ta dëgjosh deri në fund.

Ina Zhupa: Nuk të vjen zor, je njëri që ke dhënë teatrin tani kërkon të japësh Butrintin. Kjo është marrëveshja jote e turpit.  Të të vijë zor nga vetja. Turp turp turp. Edhe ju të gjithëve t’ju vije turp. Njerëz të papërgjegjshëm. Unë zonjë nuk ju lë këtu të bëni bla bla bla. Të të vijë zor. Pse është marrëveshja sekrete? Të të vijë zor. Njerëz të papërgjegjshëm.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!