Të shtëna me armë në fabrikën e “Mercedez-Benz” në Gjermani/ Raportohet për dy viktima

Dy persona janë vrarë nga të shtënat në një fabrikë të “Mercedes-Benz” në Sindelfingen, në jug të Gjermanisë.

Polica deklaroi se autori është arrestuar dhe nuk ka më asnjë punonjës në rrezik.

“Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar nga lajmi tragjik nga Sindelfingen këtë mëngjes. Ngushëllimet tona shkojnë për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë kolegët në vend”, deklaroi një përfaqësues i kompasnisë “Mercedes”.

E themeluar në vitin 1915, Sindelfingen të Gjermanisë, “Mercedes-Benz” është fabrika më jetëgjatë e prodhuesit të automjeteve ku janë të punësuar rreth 35,000 njerëz, sipas faqes së internetit të kompanisë. “Mercedes-Benz” është fabrika që prodhon E-Class dhe S-Class.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!