“Të nxjerr jashtë dhe…”/ Plas mes Boçit dhe Pëllumbit: Hajde provoje njëherë!

Në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese ka patur përplasje dhe debate të forta mes Arben Pëllumbit dhe nënkryetari të PD-së, Luçiano Boçi.

Boçi ka këkruar fjalën për procedurë ndërkohë që është kundërshtuar nga Arben Pëllumbi.

Kjo sitiuatë ka sjellë edhe përplasje mes tyre.

Pjesë nga debati:

Balluku: Ju i dini sesi është bërë kjo kontratë dhe e dini sa transparente është. E dini që e ka ngritur në një nivel tjetër. Dua t’ju flas për veton e shtetit shqiptar se është e rëndësishme.

Ndërhyn Agron Duka…

Arben Pëllumbi: Ju lutem të vazhdojë ministrja se njëri-tjetrin e kemi dëgjuar boll

Balluku: Ka të drejtën e vetos në vendimmarrje, borxh për të siguruar suksesin e projektit.

-Boçi kërkon fjalën për procedurë

Arben Pëllumbi: E kemi të qartë procedurën, po ç’do na tregosh? Të bësh politikë? Jo nuk ta jap e ka relatori.

Boçi: Më lër të shpjegohem. Nuk është normale kjo. Po jeni gabim pra

Arben Pëllumbi: Po na lër tani.

Boçi: Për procedurë pra se nuk të lejoj fare që të mos nisësh fjalën për procedurë…Po pse ç’do më bësh?

Arben Pëllumbi: Të nxjerr jashtë dhe e shikon ti pastaj…

Boçi: Pa provoje njëherë

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij