“Të ndalohet Tik-Toku-u në institucionet publike”, Taulant Balla në Komision: Rrezik për sigurinë

Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Europian që Shqiperia ashtu si Bashkimi Europian të ndalojë përdorimin e Tik Tok-ut në paisjet zyrtare të institucioneve publike, pasi sipas tij janë rrezik eminent për sigurinë. 

Ne fjalen e tij Balla ne Komision teksa u diskutua projektligji për median audiovizive u shpreh se mazhoranca do ta mbështesë ate ashtu siç ka ardhur propozimin nga qeveria. Mazhorcanca do ta votoje në të gjitha komisionet e në seancë plenare. “I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbaj në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. Të gjitha institucionet të adresojnë në mënyrë të menjëhershme.’

Duke folur per rrezikun qe vjen nga perdorimi i Tik Tok, Balla theksoi se ai ben pjese në ato politikbërës europiane që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike.

“Unë bëj pjesë në ato politikbërës europiane që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike. I bashkohem çdo kongresmeni dhe senatori amerikan, por dhe vendimit te fundit te BE per te ndaluar perdorimin e ketij aplikacioni ne paisjet zyrtare ne te treja nivelet. Mendoj qe dhe Shqiperia duhet ta hedhe kete hap te njehesimit te qasjes se saj të pakten ne paisjet e perdorimit zyrtar dhe ju e dini fare mire qe SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet Partia Komuniste kineze dhe se të dhënat personale qe qarkullojne permes ketij aplikacioni jane sot ne rrezik eminent. ’- deklaroi Balla.

Gjithashtu Balla gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit dënoi sulmin terrorist me arme ndaj Top Channel.

“Organet e drejtësisë duhet te hetojnë ne mënyrë të fortë këtë çështje dhe te kete nje ndeshkim model ndaj autoreve të këtij sulmi”, u shpreh Balla.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare