“Të na rrojë Luizi, po këto harrohen”, përmbytjet në Shkodër, banori ironizon qeverinë: Shyqyr që këto muaj kemi ‘Big Brother’ (video)

Qindra banorëve në qarkun e Shkodrës u janë përmbytur tokat dhe të mbiellat e dimrit, pas rreshjeve të shumta që përfshinë vendin. Për ta nuk është dimri i parë që pëmbyten. Asnjë institucion nuk merr përsipër vijimin e procedurave ligjore për dëmshpërblimin e banorëve. Kjo gjë ndodh prej vitesh dhe sot e kësaj dite banorët nuk kanë përfituar asnjë shumë monetare.

Për këtë, banorët ironizojnë qeverinë dhe bashkinë, duke i kujtuar se ata janë shumë mirë. Mjafton që ata të kenë spektakël nga Big Brother dhe Luizi të jetë më i forti dhe fitimtar, me shpresën se ai do t’u jap ndonjë para nga ato që do të fitojë. “30 dynym jonxhë më janë dëmtuar, duhen miliona lekë t’i mbiell prap. Në kohën e Enverit na shpërblente koperativa, tani asnjë dëmshpërblim. Shyqyr që këto muaj kemi ‘Big Brother’, dhe po i harrojmë këto gjëra. Të na rrojë Luizi. Ndoshta po na jep ndonjë gjë” – tha Ramazan Rrustja.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit