Të moshuarit dyshojnë se do t’u vijë radha të vaksinohen këtë vit

Të moshuarit janë më të rrezikuarit por edhe më të vështirët për t’u menaxhuar në këtë pandemi. Në këto ditë me diell, edhe pse infektimet janë rritur ndjeshëm, shumë prej tyre vijojnë rutinën duke shkelur çdo mase antiCovid.

Nga lulishtet ku grumbullohen për lojën e dominosë ironizojnë procesin e vaksinimit që po bëhet në vend. Të tjerë të moshuar i tremben situatës dhe shpresojnë për vaksinimin sa më të shpejtë të tyre.

Listat e të moshuarve që vaksinohen ndaj Covid-19 nxirren nga mjekët e familjes referuar udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik.

Ditë më parë u krye vaksinimi i të moshuarve personalitete mbi 80 vjeç, proces që shkaktoi shumë debate, si dhe i atyre që ndodhen në azilet publike dhe private. Në të gjithë vendin janë rreth 82 mijë persona të moshës mbi 80 vjeç që presin të vaksinohen. Por me dozat aktuale të Pfizer nuk mbulohet vaksinimi i personelit mjekësor në vend I cili është kategoria prioritare.

Related posts

Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja e vërtetë që nuk e prisnit!

5 Ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

Your Brain Is Sending Warning Signs: Don’t Ignore Headaches, Dizziness, and Memory Loss