“Të lutem, po të them…”/ Rama debat të ashpër me ndërtuesit: Po ju në çfarë Republike jetoni?!

Kryeministri Edi Rama ka debatuar ashpër me një prej ndërtuesve të pranishëm në takimin e sotëm, ku po flitet mbi procedurat administrative të bizneseve.

Ndërtuesi kërkoi sqarime për faktin se pse në mes të vitit fiskal taksat për ta u rritën, e po ashtu ai tha se nuk ishte e drejtë që vetëm ndërtimi të paguante për të pastrehët.

Rama iu përgjigj duke thënë se nuk ishte normale që të paguanin ata që merreshin me turizëm për të pastrehët dhe t’u zihej atyre një kat i hotelit.

Debati:

Rama: Faleminderit për ndërhyrjen tuaj, se i dhe pak krip dhe piper diskutimit mbi procedurat

Ndërtuesi: S’ka pse të ketë lidhje direkte çmimi i referencës që e kemi mirëpritur me fushimin që kemi paguar sot. Me këtë ndryshim reference, ne paguajmë më shumë. Kjo gjë të falimenton. Se ne si ndërtues duhet të gjejmë brenda 1 dite 1 milion euro. Për këtë është kundër Shoqata e ndërtuesve. Pse duhet të kontribuojnë vetëm sektori i ndërtimit me të pastrehët se kanë dhe sektorët e tjerë?

Rama: Jo!

Ndërtuesi: Po pse, me kushtetutë e ka Republika e Shqipërisë detyrim që të merret me ndërtuesit.

Rama: E ka republika e Shqipërisë? (Qesh)

Ndërtuesi: Sigurisht!

Rama: Republika e Shqipërisë duhet të merret me të pastrehët, dhe ndërtuesit duhet të merren me ndërtime. Po ju në çfarë Republike jetoni?

Ndërtuesi: Të gjithë bizneset jetojnë në Republikën e Shqipërisë.

Rama: Edhe duhet t’i themi kompanive të kujt që të paguajë?

Ndërtuesi: Çdo aktivitet ekonomi duhet të kontribuojë.

Rama: Edhe këta të turizmit duhet të ndihmojnë për të pastrehët? Të japin një kat të hotelit për të pastrehët?!

Ndërtuesi: Të gjithë të kontribuojnë

Rama: Të lutem ta dhashë përgjigjen!

Ndërtuesi: Jo për ndryshimin e taksës në mes të vitit nuk më dhatë përgjigje

Rama: Të lutem, po të them që…

Ndërtuesi: Nuk kundërshtojmë çmimin e referencës por ndryshimin e taksës në mes të vitit. Ne kemi nisur një procedurë leje në janar psh, dhe leja zgjat, deri 8 muaj. 8% që paguajmë për 1 gusht, është i papërgatitur nga ne që ta paguajmë dyfish.

Rama: Mos e filloni këtë vit ndërtimin, niseni vitin tjetër.

Ndërtuesi: Po digjet leja

Rama: S’ka problem, bëjeni prapë aplikimin, rëndësi ka që keni prona

Ndërtuesi: Po ne folëm për të lehtësuar biznesin jo kështu…

Rama: Të lutem. Taksa i referohet pikërisht vlerës.

Ndërtuesi: Jo të shitjes, të kostos

Rama: Mbi atë bazë secili e paguan kur fillon punën.

Ndërtuesi: Kam marrë kredinë për 2 mln, s’kam ku i gjej 2 të tjera për 1 gusht psh.

Related posts

Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore/ Kursi i këmbimit për sot, 11 mars 2025

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro/ Këmbimi valutor, 10 mars 2025

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot/ Kursi i këmbimit, 8 mars 2025