“Të luaja me ty ishte fantastike”/ Shënoi ndaj Udineses, Lukaku dedikim për lojtarin që humbi jetën nga tërmeti në Turqi

Në një moment, pas golit, Lukaku dha një puthje në qiell. Belgu shënoi sërish pas disa muajsh me penallti, por mendimet e tij të para nuk ishin për veten, për momentin pozitiv apo për skuadrën.

Puthja ishte për Christian Atsu, një lojtar ganez, i cili vdiq në moshën 31-vjeçare gjatë tërmetit në Turqi. Në verë ai ishte transferuar te Hatayspor, ku pak orë para tërmetit kishte shënuar golin e fitores ndaj Kasimpasa, duke e shtyrë fluturimin për në shtëpi.

Pak ditë më parë u gjet nën rrënoja. Ai ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare. Lukaku dhe Atsu luajtën së bashku në Everton gjatë sezonit 2014-15: dhjetë gola për belgun, asnjë për ganezin, 13 paraqitje përpara se të ktheheshin te Chelsea, klubi që e bleu atë në 2013 dhe më pas u huazua.

Lukaku i ka kushtuar edhe një mendim mikut të tij në Instagram, duke postuar disa foto së bashku në dhomat e zhveshjes: “Mos u shqetëso vëlla. Ajo që ndodhi është e vështirë për t’u pranuar. Të luaja me ty ishte fantastike. Jeni përulësia dhe dashuria e Zotit, mënyra se si ke punuar në stërvitje, dashuria që ke pasur për familjen dhe fëmijët. Zoti të bekoftë shpirtin. Të dua gjithmonë.”

Related posts

“Mua më intereson të marr pikët”, Roberto Bordin i shqetësuar për situatën në klasifikim, tekniku flet për rastin e Valerianos

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)