“Te Kukësi çdo ditë përkeqësohej situata”/ Gjelbrim Taipi tregon divorcin me klubin: Nuk kishte asnjë projekt, mungesa e rrogave…

Gjelbrim Taipi nga sot nuk është më një futbollist i Kukësit. Mesfushori i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te verilindorët, është larguar pas tre vitesh, duke ndërprerë marrëveshjen me këtë skuadër. Taipi ka konfirmuar “divorcin” nga Kukësi, teksa ka lënë të kuptohet se pavarësisht shtrëngimit të duarve, ka pakënaqësi për mënyrën se si është trajtuar nga klubi, ndonëse ka theksuar se do të flasë në të ardhmen për situatat e krijuara.

“Ka disa gjëra të tjera se deri më 16 janar ka qenë gjithçka në rregull. Nga 16 janar është përkeqësuar gjendja dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore për të cilën jam larguar. Nuk është se nuk më ka pëlqyer projekti i Kukësit, se deri tani nuk ka pasur asnjë projekt, kjo ka qenë arsyeja. Por gjatë këtij rrugëtimi, nuk mund të hedh poshtë gjërat e mira që kam marrë nga Kukësi, i jam mirënjohës qytetit, presidentit gjithashtu, kjo është e gjitha.”

Mospagesa e rrogave? Diçka të vërtetë ka, se e thashë që edhe pak, në një periudhë të shkurtër, do të dal me një deklaratë me të gjitha faktet e të sqaroj tifozët që më kanë mbështetur. Jam mësuar të punoj në këtë mënyrë dhe dua të jem korrekt e falënderues për atë që kam bërë te Kukësi. Mendoj se nuk është tani momenti, është kohë transferimesh, dua të përqendrohem te unë, ku do të shkoj, te cila skuadër. Kur të rregulloj gjërat, mendoj se do të jetë momenti për të folur rreth të kaluarës.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit