“Të kërkon ministri…”/ Zbulohet audio e vrasjeve të 21 janarit, çfarë u tha Lulzim Basha drejtuesve të Gardës (video)

Gazetari Artan Hoxha ka analizuar komunikimin e zbardhur ditën e sotme në emisionin “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarshiu, ku protagonistë janë drejtuesit e Gardës së Republikës  të vitit 2011, gjatë zhvillimit të protestës së përgjakshme të 21 janarit.

Ai deklaroi se vrasjet e Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj janë kryer brenda pak sekondash, ndërsa në fund tregohet se ministri i atëhershëm i Brendshëm, Lulzim Basha ka kërkuar të komunikojë me drejtuesit e Gardës. Sipas tij, Basha duhet të japë përgjigje se çfarë ka komunikuar gjatë kësaj kohe.

“8 të vrarët dhe 4 të plagosurit kanë ndodhur në një hark kohor shuam të shkurtër. Kujdes municioni, më kujton kur gardisti ndërron karikatorin dhe kërkon tjetër. Porta numër 2 është porta nga krahu i Bulevardit. Ai flet vetëm me drejtuesit sepse drejtuesit flasin pastaj me njësinë poshtë. Është si një lojë shahu. 206 I Tufanit, tek ky kod kam mundur ta deshifroj kush është pas tij. Kjo duhet bërë nga prokuroria. Pastaj kemi disa të panjohur që flasin me kode. Në fund kemi përmendjen e kodeve. Kemi fjalët ‘Të kërkon ministri’. Ai nuk ka pasur mundësi të komunikojë drejtpërdrejt me të po ka kërkuar të flasë këtu. Se çfarë ka komunikuar Lulzim Basha nuk dihet. Ai duhet ti përgjigjet familjes së Aleks Nikës.“– tha Hoxha.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare