“Të jemi gati për më të çuditshmen”/ Trajneri i Valmieras ankohet për pritjen e keqe në Elbasan: Duan të na provokojnë

Përpara përballjes kundër Partizanit në Elbasan, trajneri i Valmieras Jurgis Kalns i ka thënë lojtarëve të tij që duhet të jenë gati për provokimet që do t’u bëhen nga Partizani, pavarësisht se nuk ka ndodhur asgjë në takimin e parë për të menduar diçka të tillë. Por sipas Kalns, kjo ide i është përforcuar pasi ka hasur disa probleme dhe vështirësi nga stërvitja që ka zhvilluar në Shqipëri, duke aluduar për një pritje jo të mirë që i është bërë nga kampionët e Shqipërisë.

”Kundërshtari do të luajë në shtëpi, në Shqipëri. Duhet të jemi gati për provokime të ndryshme nga kundërshtari, si nga spektatorët ashtu edhe nga lojtarët. Duhet të jemi një hap përpara, të jemi gati, të jemi në gjendje t’i përgjigjemi provokimeve të tyre. Sot në stërvitje kemi hasur probleme, vështirësi të ndryshme. Kjo dëshmoi edhe më shumë se ne duhet të jemi gati për gjëra të jashtëzakonshme dhe jo standarde nga ana vendase”, tha Kalns.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)