“Të jap dy javë kohë”/ Për çfarë vendosën bast Meridiani dhe motra e Oltës? Zbulohet debati

Meridian Ramcaj, miku i Luizit dhe motra e Oltës, Greta Gixhari ishin të ftuar ditën e sotme në emisionin Breaking, ku kanë folur në lidhje me zhvillimet në Big Brother VIP.

Teksa ishin në diskutim në lidhje me hyrjen e aktores Eva alikaj, banorja më e re, Meridiani deklaroi se Olta do ketë përplasje me të, edhe pse sipas motrës së aktores, ato njihen nga jashtë dhe do jenë aleate në lojë.

“Unë të jap dy javë kohë dhe të them pas dy javësh Olta do zihet me Eva Alikajn. Olta e ka në natyrë që fillon e godet atë që i kthehet kundër dhe që nuk e afron dot afër vetes. Olta e ka vënë re që të gjithë i janë larguar dhe kanë ikur nga shtëpia. E shikon që gjithçka i kthehet në disfavor. Mos harrojmë se Dea është larguar pas thashethemeve që ka bërë Olta për nominimet.”- tha Meridiani. 

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…