“Të harrojmë shortin, fokusi është te Euro 2024”, Duka snobon Ligën e Kombeve: Futbollistët duhet ta shijojnë…

Presidenti i FSHF, Armand Duka foli në Supersport për të komentuar rreth shortit të Ligës së Kombeve, aty ku Shqipëria do të luajë në Grupin 1 të Ligës B së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Kreu i Federatës ftoi lojtarët e Kombëtares të mendojnë fillimisht për Europianin dhe më pas për Nations League.

Shorti? “Janë skuadra të mira, por nuk mund të thuhet se do të ishim më mirë në një grup tjetër. Jemi një grup i balancuar, i vështirë për t’u parashikuar fitues. Grup interesant. Ajo që dua dhe që i bëj thirrje futbollistëve është që le të mos mendojmë shumë për këtë short, edhe pse do ta marrim seriozisht, por duhet të përqëndrohemi në Europian. futbollistët duhet ta shijojnë Europianin, ashtu edhe tifozët. Spanja, Kroacia dhe Italia ishin në Ligën A dhe ne ato i kemi në grupin e Europianit”.

Related posts

Konsiderohet e ardhmja e Kosovës, Dinamo drejt firmës me mbrojtësin e Prishtinës

Rubin Kazan e nis kampionatin mbarë, dy shqiptarë shënojnë golat e fitores (video)

Ka luajtur me Shkupin dhe Llapin, Besa prezanton mbrojtësin brazilian (EMRI)