Të gjithë të çmendur pas Nedim Bajramit, fanella e tij më e shitura te Kombëtarja (FOTO)

Nedim Bajrami është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Komëbtares shqiptare. Mesfushori-sulmues, jo vetëm që është kthyer në katalizatorin e mesfushës, por di edhe të shënojë. Njërin prej tyre e realizoi në Pragë. Në barazimin 1-1 kundër Çekisë.

24-vjeçari nga Tetova bëri “shpikjen” e radhës falë së djathtës së tij fantastike. Në fushatën kualifikuese lojtari ka zhvilluar paraqitje të mira, aq sa ka fituar edhe zemrat e tifozëve. Po të shohësh, në faqen zyrtare të FSHF-së, fanella e tij është më e shitura. 1727 euro janë paguar për të bardhën e futbollistit që luan në Serie A me Sassuolon. I cili është shndërruar ndër më të rëndësishmit te kombëtarja shqiptare.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)