Të gjithë prisnin historinë me Granitin/ Fifi në një lidhje dashurie me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit!

Menjëherë pas daljes nga “Big Brother Vip”, ajo ka marrë vemendje të shtuar nga media. Fifi është një këngëtare, të cilës fama nuk i mungon, por pjesmarrja në “Big Brother”, bëri që njerëzit ta njohim më mirë dhe ta simpatizojnë më shumë.

E ndërkohë që të gjithë donim të dinim se si do të vijojë jashtë, historia e saj me Grantin, djalin seksi me të cilin ndau eksperiencën në “Big Brother” dhe që u frekuentuan edhe jashtë, Fifi na surprizon me një tjetër histori.

Këto kohë ajo është parë afër një djali i cili nuk është fare i panjohur për opinionin publik edhe pse s’ka fare lidhje me botën e showbizit. Ai është Adis Patushi, ish bashkëshorti i modeles bukuroshe Adrola Dushi.

Rreth një muaj më parë, Fifi postoi një foto në krah të ish-bashkëshortit të Adrolës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “Unë të dua ty Adis Patoshi”.

Të gjithë menduan se mund të bëhej fjalë për miqësi apo ndonjë marrëdhënie pune, sepse lidhjen e dashurisë e prisnin me Granitin. Mirëpo tashmë miqtë e saj janë të bindur se Fifi ka krijuar një marrdhënie të vërtetë me Adisin, si të dashur.

Madje ai e shoqëron këngëtaren kudo nëpër koncerte. Ndërkohë modelja e njohur, Adrola Dushi komentohet shpesh herë në mediat rozë, për marrëdhënien e veçantë që ka me ish-bashkëshortin e saj, Adis Patushi, me të cilin ka dhe një djalë, i cili quhet Troi.

Por, pavarësisht se janë të ndarë, Adrola është parë shpesh në shoqërinë e ish-partnerit, me të cilin duket se ka ruajtur raporte mjaft të mira.

Më herët, Adrola ka treguar në intervista se kur bëhet fjalë për djalin e tyre, ajo dhe Adisi do të bëhen gjithmonë bashkë, pavarësisht së kaluarës. Në një intervistë disa vite më parë, Adrola ka pranuar të flasë për arsyen pse mori fund martesa e tyre.

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit” – është shprehur Adrola duke shtuar se ruan një marrëdhënie të mirë me bashkëshortin pas ndarjes.

“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”, përfundoi Adrola.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)