“Të gjithë çunat tu bo si gangstera, unë si nuse fshati”/ E gjeni dot kush është Ronaldo tek kjo foto?!

Ronaldo Sharka

Ai njihet për tipin e tij të drejtpërdrejtë dhe që i thotë gjërat troç. Është fjala për Ronaldo Sharkën, i cili mori mjaft popullaritet pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 2”.

Moderatori i njohur është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku numëron 201 mijë ndjekës. Ai ndan me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria, meme apo edhe foto e video nga puna.

Ditën e djeshme, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka publikuar një fotografi të vjetër. Ai shfaqet me shokët e tij të klasës.

Por vëmendjen e ka marrë mbishkrimi që ka lënë në foton në fjalë.

“Është kaq e lehtë për t’a kuptuar se kush është Ronaldo në këtë foto, sa nuk e keni idenë. T’gjithë çunat e klasës tu bo si gangstera, unë si nuse fshati”, ka shkruar Sharka në postimin në “Instastory”.

Nuk është hera e parë që Ronaldo bën postime të tilla me humor, pasi pas përfundimit të BB VIP 2, ai ka bërë meme të ndryshme që personazhet e njohur i kanë pritur me sportivitet.

Ndërkohë kujtojmë se Sharka është konkurrent i “Dancing With The Stars”, në Top Channel, që do të transmetohet më datë 6 tetor.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!