Të gjitha në 17 metra katrorë! Një shtëpizë me ide të shkëlqyeshme për zhvendosje

Kompania suedeze IKEA ka projektuar shtëpizën fantastike në rrotë e cila ka ndikim minimal në ambientin natyror

Shtëpiza është e pajisur me panele solare, tualetin dhe bojlerin ngrohës për pavarësi dhe funksionim të plotë jashtë rrjetit.

Disenjatori i IKEA-s, Abbey Stark, ka theksuar që multifunksionaliteti i mobilieve ka rëndësi vendimtare në hapësira të vogla.

Stark, mu në zemër të shtëpisë ka vendosur tavolinën e cila funksionon si vend për punë dhe hapësirë për ngrënie, me sirtarë praktikë për vendosje, por mund të paloset kur nuk përdoret.

“Kam dashur të krijoj hapësirë e cila bazohet në dizajnin skandinav me paletën neutrale të ngjyrës së bardhë dhe ngjyrës së zezë dhe me shumë dru shkëlqyes”, thotë ai.

Kuzhina është e pajisur me pllakën bartëse induktive e cila lehtë mund të paloset kur nuk përdoret.

Banja gjendet në kuzhinë, nga ana tjetër e hapësirës është kabina e dushit.

Related posts

Vraponi zbathur në rërë? Mbase është koha të ndaloni, ja disa arsye pse NUK DUHET ta bëni këtë!

Financat e këtyre shenjave të horoskopit përmirësohen para fundit të muajit – A jeni në listë?!

Qyteti i humbur nën ujë! SEKRETI që mund të ndryshojë gjithçka!