“Të burgosurit lëshuan akuza të forta ndaj tij”/ Gazetarja zbulon arsyen pse Veliaj u dërgua në Durrës

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë televizive, ka zbuluar detaje se pse Erion Veliaj u dërgua në Paraburgimin e Durrësit. Lala tha se shkak janë bërë akuzat e forta të lëshuara ndaj tij nga të burgosurit, gjë e cila është parë si mundësi për incidente.

Gjithashtu Lala zbuloi se Veliaj ndodhet në një sektor të bërë enkas për zyrtarë dhe mund të komunikojë shumë lehtë me të arrestuarit e tjerë si Beqja, Çyrbja apo dhe Bllako.

 

“Vendimin e merr Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që bën një vlerësim të rrezikshmërisë. Veliaj është një zyrtar i lartë nuk ka rrezik arratisje.

Në momentin kur u dha masa të arrestit me burg për Veliajn, të burgosurit lëshuan akuza të forta ndaj tij dhe kjo është parë mesa duket si mundësi për incidente dhe element rrisku. Për shkak se Veliaj ka adresën e banimit në Tiranë, më afër është Durrësi.

Beqaj, Çyrbja, Bllako, Veliaj, që janë në të njëjtin sektor, i ndan vetëm një mur, mund të komunikojnë me njëri-tjetrin. Është një sektor i bërë enkas për zyrtarë”, tha Lala.

Related posts

Me pranga në duar por i buzëqeshur! Momenti kur Safet Bajri dërgohet në drejtorinë e policisë së Tiranës (PAMJET)

Alarm për BOMBË në një kolegj privat në Tiranë, evakuohen me urgjencë nxënësit dhe stafi/ Reagon policia: Njoftimi ishte…

Aksident i RËNDË në Kolonjë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, çifti i bashkëshortëve…