Tavë Prizreni

Përbërësit

PËR 4 PERSONA

4 qepë

1/2 filxhani gjalpë

500 gr speca

3 domate

1 filxhanë djathë

2 filxhana kos

2 lugë miell

4 vezë

kripë

1/2 filxhani magdanoz

Hapat

Se pari coptojmë qepët dhe specat,pastaj marim një tigan e vendosim në zjarrë dhe hudhim vaj në të pasi vaji të jetë nxehur pak, shtojmë qepët dhe specat, mbas kësaj në tigan shtojmë domatet e pastruara dhe të coptuara

Mbasi t’i fërgojmë i hudhim krypën dhe magdanozin

Marim një tavë më të thellë, dhe masën nga tigani e hudhim në tavë

Në një enë tjetër rrahim vezët, në të vendosim miellin dhe jogurtin pastaj të gjithë masën e përziejmë derisa të fitojmë një masë homogjene

Masën e përgaditur e hudhim sipër në tavë

Në fundë mbi masën e përgaditur në tavë vendosim djathin e prerë në rende

Të cilën pastaj e fusim në furrë dhe e pjekim për 45minuta në temperatur 250 gradë

Related posts

Pilaf me kinoa – Receta e veçantë me plot shije!

Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!