Taulant Seferi nuk i ndahet zakonit të golit, tjetër realizim në Ukrainë dhe bëhet golashënuesi i dytë në kampionat (video)

Taulant Seferi po përjeton një sezon mjaft të mirë me fanellën e Vorskla Poltavës në Ukrainë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është ambientuar plotësisht me kampionatin dhe tashmë është kthyer në një nga bomberat më të mirë atje.

Sot, në transfertën ndaj Lviv, Seferi shënoi golin e tij të 12 personal në këtë kampionat, duke qenë tashmë në vendin e dytë në garën për “Këpucën e Artë”, pas Dobvik i cili ka 22 gola.

Ai realizoi nëpërmjet një penalltie, duke mposhtur me lëvizjen e tij portierin kundërshtar. Sezoni më i mirë i karrierës së Seferit ishte ai te Tirana, ku shënoi 19 gola dhe ndihmoi bardheblutë që të shpalleshin kampionë në Superiore.

Shifra të cilat mund t’i përsëritë me këto ritme te Vorskla Poltava, edhe pse objektivi për të cilin ai lufton aktualisht në kampionatin ukrainas është të sigurojë praninë në Europë.

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi