Pas më shumë se tre vitesh në krye të Azerbajxhanit, Gianni de Biasi ka vendosur të mos jetë më trajner i përfaqësueses azere. Ish-trajneri i Shqipërisë u emërua në krye të azerëve në korrik të vitit 2020, megjithatë duhet përmendur se italiani ia doli të përmirësonte rezultatet.
5 fitoret radhazi në vitin 2022 mes Ligës së Kombeve dhe dy në miqësore, pa harruar se në këto kualifikuese ia doli të merrte 7 pikë në grup me 5 skuadra. Në karrieren e De Biasit kjo është hera e dytë që drejton një ekip kombëtar, pas aventurës me Shqipërinë nga dhjetori i 2011-tës deri në qershor të 2017-tës. Gianni de Biasi do të shprehej kështu pas përfundimit të aventurës me Azerbajxhanin:
“Para se të filloj të flas, them se kam marrë vendimin të mos qëndroj më, edhe pse besoj se kam bërë një punë të shkëlqyer vitin e fundit. Skuadra është treguar e jashtëzakonshme. Kemi treguar se dijmë të luajmë kundër skuadrave të mëdha si Belgjika, Austrisë dhe Suedisë. Kemi ndërtuar një grup interesant lojtarësh, por për sa më përket mua do të ndalem këtu!”. Tashmë jeni të lirë të bëni të gjitha zgjedhjet që dëshironi dhe të çoni përpara të gjitha programet që dëshironi të çoni përpara, por unë do të ndalem këtu”. Jam i lumtur që ju takova, ishte një përvojë e mrekullueshme, shpresoja se mund të bënim shumë më tepër…”.