Tapeti i stadiumit “Fadil Vokrri” u kritikua nga Adrian Mutu, në Kosovë heqin nga puna 10 punëtorët e mirëmbajtjes

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka mbetur pa punëtorë. Mësohet se 9-10 mbikëqyrës të stadiumit të kryeqytetit, Federata e Futbollit të Kosovës ua ka dhënë vendimin e largimit nga puna.
Mësohet se zverdhja e ngjyrës së barit para ndeshjes me Rumaninë, është konsideruar nga krerët e Federatës si e qëllimshme dhe me tendencë.

Ky staf profesional kishte përvojë goxha të madhe dhe ka qenë i trajnuar për mirëmbajtje të stadiumit nga UEFA, por që duket se kjo nuk ka mjaftuar dhe afro 10 persona kanë mbetur pa punë nga ky muaj.

Gjendja e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” u kritikua dhe nga ish-futbollisti i Rumanisë Adrian Mutu: “Në të vërtetë, kështu dukej në TV. Ishte një ndeshje ku ishim të dominuar, realisht nuk arritëm të bënim shumë në anën sulmuese. Ne shkuam në kundërsulm që na vuri në disa situata të rrezikshme, por jo aq të rrezikshme sa për të shënuar. Ishte një fushë e vështirë, vërtet nuk mund ta besoj që në vitin 2023 ka ende një ekip, në nivel kombëtar, që mund të luajë në një fushë të tillë që na kushtëzoi pak”, tha Mutu për mediat rumune

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit