“Tani të mposhtim Demat”, lajmi i Tiranës për aksionet kënaq Kujtim Gjuzin, komenti i ish-deputetit: Konservatorët ju mbështesin (FOTO)

Kujtim Gjuzi

Klubi i Tiranës ka reaguar për kryefjalën e ditës së sotme, që tregonte se një pjesë e aksioneve janë në ankand. Bardheblutë mohojnë falimentin e klubit, duke e quajtur dezinformim të qëllimshëm lajmin e qarkulluar.

Më tej ato shtojnë se do ndjekin hapa ligjorë për këtë skenar, ndaj të cilit janë në dijeni. Klubi më i trofeshëm në Shqipëri tregon se nuk kanë asnjë problem likuiditeti. Ndërkohë në komentet e shumta, disa nga tifozët janë shprehur të kënaqur për lajmin e mirë. Një nga komentet më të veçanta ishte ai i ish-deputetit Kujtim Gjuzi: Vazhdoni perpara. Konservatoret ju mbeshtesin. Urime per fitoren e sotme ndaj Erzenit. Forca te mposhtim Demat.

Related posts

Flamurtari mban gjallë shpresat për mbijetesë, pikë me vlerë ndaj Vorës (video)

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’