“Tani nuk është momenti për fushatë elektorale”/ Basha tregon mesazhet që ka marrë: Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë në jetën time që të marrësh kredi për të blerë…

Kreu i PD Lulzim Basha duke folur për situatën e pandemisë në vend, tregoi se sot ka marrë disa mesazhe të cilat i kanë treguar se qytetarët sot po marrin kredi për të blerë ilaçet për të trajtuar koronavirusin.

Basha tha se kjo është diçka që nuk e ka dëgjuar kurrë në jetë dhe pikërisht edhe për këtë arsye, ftoi kryeministrin Edi Rama të mos bëjë fushatë elektorale por të shtojë testet dhe të rimbursojë koston e ilaçeve për pacientët me Covid, që trajtohen në shtëpi.

“Kam marrë sot mesazhe nga njerëz që kanë marrë kredi për të paguar ilaçet. Deri këtu ka ardhur puna.

Nuk është normale. Nuk e kisha dëgjuar ndonënherë në jetën time, që njeriu të marrë kredi për të marrë ilaçet, të marrësh kredi për të paguar antibiotikët e injeksionet, e s’do t’ja dijë njeri.

Dhe sot të njëjtën gjë kam kërkuar të lërë llafet boshe, propagandën e sulmet politike, do ketë kohë edhe për ato.

S’është momenti sot për të bërë fushatë elektorale, tani është momenti tu gjendet pranë njerëzve.

Të blihen testet, të rimbursohet kosto e plotë e cdo pacienti që trajtohet nga Covid në shtëpi”.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt