Tallet rëndë me vdekjen e Matthew Perry, komediani përballet me kritika të ashpra

Komediani, Kevin Brennan është përballur me kritika të ashpra nga përdoruesit e rrjeteve sociale për shkak të postimeve të tij në “Twitter”, përmes të cilave bëri shaka me vdekjen e yllit të “Friends”, Matthew Perry, i cili u nda tragjikisht nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Aktori u gjet i vdekur të shtunën në shtëpinë e tij në Los Angeles. Sipas autoriteteve, ambulanca mbërriti në shtëpinë e tij në orën 16:07 pasi morën një telefonatë.

Ndërkohë që e gjithë bota është trishtuar për humbjen e tij, Kevin, i cili ka qënë pjesë e programit “Saturday Night Live”, është tallur me mënyrën se si Matthew ka ndërruar jetë.

Kevin shkroi në X (Twitter): “I mbytur në vaskë. Hahahaha”, teksa publikoi lajmin e trishtë.

Madje ai nuk është ndalur me kaq, pasi ka vijuar të komentojë në një artikull që ishte shkruar pikërisht me mënyrën se si ai ishte tallur me vdekjen e aktorit, duke shkruar: “Nuk jam tallur. Thjesht mendova se ishte qesharake. Por, më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit”.

Një përdorues i Twitter shkroi: “Nuk do e kuptoj kurrë mendjen e dikujt që bën postime të shëmtuara si këto. Shpresoj të bëhesh mirë sepse duhet të jesh i sëmurë të bësh postime të tilla”.

Ndërsa një pjesë e mirë e komentuesve shkruan në postimin e tij: “Ç’dreqin?! Që kur vdekja e dikujt është për të qeshur?”; “Cili është problem yt?”; “Ç’ka për të qeshur?”; “Sa e trishtë që vdekja e dikujt përdoret për keq nga njerëz që kërkojnë vëmendje”; “Tani e kuptoj pse s’je i suksesshëm

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)