Tallej me vaksinat/ Ndërron jetë nga COVID-i “pronari i famshëm” në Angli!

Pasi u tall me njerëzit për marrjen e vaksinës ‘eksperimentale’ dhe paralajmërimin e një komploti në qindra mesazhe në Facebook, pronari i një klubi nate ka vdekur nga COVID-19

David Parker, 56 vjeç, vdiq në Spitalin Memorial Darlington në County Durham të hënën. Ai ishte infektuar me virusin vetëm disa javë pasi “tallej” me vaksinën dhe kompanitë farmaceutike në postimet në mediat sociale.

Familja e Parker, thuhet se tani po i bën thirrje të gjithëve që të marrin vaksinën. Ndërkohë, Qeveria angleze po vazhdon betejën e saj për të inkurajuar marrjen e vaksinës në mesin e të rinjve, pasi ajo u shtri në të gjithë personat mbi 18 vjeç në mes të qershorit.

Ministrat janë të shqetësuar se tre milionë qytetarë nën 30 vjeç ende nuk kanë marrë asnjë dozë.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën