Taksistët i “qajnë” hallet Bashës për karburantin, licencat e taksat/ Kreu i PD-së: Pas 25 prillit do të flitet me vendime dhe jo fjalë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me taksistët mëngjesin e sotëm, ku u njoh me problematikat që e shqetësojnë këtë shërbim.

Çmimi dhe cilësia e karburantit, licencimi pa kriter, taksat dhe rënia e fluksit të udhëtarëve gjatë pandemisë, ishin disa nga shqetësimet kryesore që ata ngritën.

Shefi i opozitës i siguroi se situata do të ndryshojë pas 25 prillit, por deri atëherë qeveria aktuale duhet të reflektojë mbi propozimet e demokratëve në planin 5 pikësh për t’iu përgjigjur emergjencës ekonomike e shëndetësore.

“Na larguan me dhunë për korsinë e emergjencës”.

“Dy muaj e gjysmë ndaluam fare, pastaj një muaj e gjysmë me një pasagjer, ishte kosto në llogarinë tonë. Ky është një biznes që u shërben të gjithëve”.

Basha: Sa ka rënë xhiroja këto katër-pesë muaj?

“Më përpara bëja një 70 mijë lekësh, sot shkoj te një 30 mijë lekësh.Konsumoj rreth 6 mijë lekë në muaj karburant. Na dëmton shumë cilësia, dëmton mjetin. Ka qenë e trashëguar por nuk është marrë asnjë masë. Po ashtu licencimi pa kriter. Punoj 18 orë çdo ditë”.

Basha: Çmimi i naftës është më i larti në rajon. Pas 25 prillit, me heqjen e kësaj takse karburanti do të ulet 240 lekë për litër.Pas 25 prillit do të flitet me vendime dhe jo fjalë.

“E di sa shitet sot një vendparkimi? 1000 euro.Kjo është kastrofë. Tjetër që më shqetëson është trashëgimia e licensës, unë do t’ja trashëgoj djalit tim, nipit tim. Unë edhe mund ta shes. Paratë ti përdor për pleqërinë time”.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë