Takimi i parë pas marrjes së detyrës, Edi Rama vizitë në Presidencë, takohet me Begajn/ Ja për çfarë kanë biseduar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Presidentin Bajram Begaj. Takimi i cili nisi në orët e para të mëngjesit, u zhvillua në ambientet e Presidencës. Dy janë çështjet më të rëndësishme që besohet se Rama dhe Begaj kanë biseduar. Zgjedhjet lokale dhe siguria. 

Siç shihet në video, në ambientet e jashtme të presidencës shihet i parkuar automjeti i kryeministrit.

Takimi mes tyre zgjati rreth 1 orë. Presidenca dhe zyra e shtypit e kryeministrisë ende nuk kanë dhënë detaje nga takimi. Kujtojmë se disa ditë më parë, po në ambientet e Presidencës, ishte e pranishme ambasadorja Yuri Kim e cila u takua për 1 orë me Begajn.

Ky është dhe takimi i parë që Rama kryen në Presidencë, që pas marrjes së detyrës nga Begaj.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…