Takimi i LSI në Vlorë, Luan Rama: Deshën të na përçajnë por nuk mundën

by A.M

Shfaqet më në fund numri 1 i listës së LSI në Vlorë, Luan Rama në një takim elektoral.

Pasi u përfol për një kalim në Partinë Socialiste, Rama ishte sot në krah të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në qytetin e Vlorës nga ku hodhi poshtë zërat për një tradhëti politike.

“Janë përpjekur të na poshtërojnë e të na përçajnë por nuk ia kanë dalë dhe nuk do ia dalin sepse LSI nuk është parti emrash, është parti zemrash. Unë padyshim jam më i emocionuari nga të gjithë, shumë i respektuar dhe i nderuar për të konfirmuar një punë të jashtëzakonshm që kemi bërë bashkë në 7 muaj, për ta ngritur LSI-në nga e para me djem dhe vajza të mrekullueshme të Vlorës.“, u shpreh Rama.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.