Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Liga shqiptare

  • Nuk stërvitet prej 15 ditësh me Tiranën, ja çfarë do të ndodhë me Uinful Kobina

    Nuk stërvitet prej 15 ditësh me Tiranën, ja çfarë do të ndodhë me Uinful Kobina

    Uinful Kobina do të jetë shumë shpejt në Tiranë. Burime nga stafi bardheblu bëjnë me dije se nesër me shumë mundësi lojtari do të niset nga Afrika dhe do të jetë në Tiranë pas 15 ditësh pushime në shtëpi.

    Lojtari udhëtoi drejt Ganës, sepse ishte bërë baba dhe klubi pas pandemisë mbylli një sy dhe e lejoi lojtarin të bënte një udhëtim kaq të gjatë.

    Kujtojmë që Kobina është një nga lojtarët më të mirë të Tiranës, ndonëse pas pandemisë nuk është se ka dhënë ndonjë gjë të madhe. Ai madje humbi edhe një rast të madh për të shënuar një gol në sfidën që bardheblutë humbën me Zvezdën.

  • “Do analizojmë zhgënjimin sezonal”, Gjici paralajmëron masa: Nuk është vetëm faji i Shehit, do të ndalem gjatë…

    “Do analizojmë zhgënjimin sezonal”, Gjici paralajmëron masa: Nuk është vetëm faji i Shehit, do të ndalem gjatë…

    Safet Gjici nuk e ka përtypur dot humbjen në Shkodër. Presidenti i Kukësit, në bisedën për “Panorama Sport” menjëherë pas ndeshjes së djeshme, pasi ka uruar Tiranën për titullin, ka paralajmëruar masa ndaj skuadrës pas këtij dështimi. Kukësi e mbyll pa trofe këtë sezon, pasi pak ditë më parë u eliminua edhe nga Kupa e Shqipërisë.

    “Nuk ishte loja që prisja në këtë takim ndaj Vllaznisë. Duke ditur edhe mungesat që kishte ekipi shkodran, prisja shumë më tepër nga Kukësi. Natyrisht që prisja një fitore, që të ishim sërish në lojë për titull. Megjithatë, unë i uroj suksese ekipit të Tiranës për fitimin e titullit”, është shprehur fillimisht Gjici, për të folur më pas rreth asaj që pritet të ndodhë në klubin verilindor.

    “Do të ndalem gjatë për sa i përket asaj që ndodhi në këtë sezon te Kukësi. Ne do të analizojmë këtë sezon me qetësi për sa i përket çdo gjëje. Nuk dua të flas vetëm për trajnerin aktual. Nuk është faji i një trajneri, pra pikërisht i këtij aktual, por i të gjithë atyre që drejtuan skuadrën gjatë këtij sezoni. Tashmë s’dua të ndalem tani tek emrat konkretë. Çdo gjë do ta shikojmë me qetësi në ditët e ardhshme. E përsëris, jam shumë i zhgënjyer me këtë paraqitje të skuadrës, pasi prisja fitore dhe të vazhdonim deri në fund luftën për titull”, përfundoi presidenti.

  • Dosja “Çinari” gati, Partizani përgatitet për gjyq. Rrezikon dhe FSHF-ja

    cinari

    Sezoni 2019-2020 re zulton më i dështuari në epokën “Demi” për Partizanin. Para disa ditësh klubi mori një goditje të madhe nga FIFA, që nëse mbetet në fuqi, mund të lërë pasoja. Gjithçka vjen si rezultat i federimit të Eraldo Çinarit në verën e 2018-ës, transferim i cili është denoncuar në FIFA nga Istra 1961. Kroatët e paditën Partizanin për rrëmbim lojtari. Ndaj, të kuqtë u dënuan me pezullimin e dy sesioneve të merkatos, ku këtë verë dhe në janar nuk u lejohet të afrojnë lojtarë.

    Çinari është pezulluar me katër muaj mosaktivizim dhe së bashku me klubin duhet të dëmshpërblejnë Istrën me 80 mijë euro. Partizani ndihet pa faj në këtë mesele, pasi për kartonin e lojtarit ka pagur afro 50 mijë euro te Vllaznia, ku ka pasur edhe konfirmimin e Çinarit dhe klubit shkodran se nuk ka asnjë pengesë për afrimin e tij.

    Gjithashtu, edhe FSHF nuk paraqiti barriera për Partizanin duke i dhënë OK-in për federim. Ndaj, duke pasur bindje se janë të pastër në këtë çështje, Partizani do ta apelojë dënimin në KAS-in e Lozanës. Të kuqtë kanë përpiluar një dosje voluminoze me fakte e prova, e cila do të dorëzohet brenda kësaj jave.

    The Court of Arbitration for Sport (CAS) in Lausanne, Switzerland, Monday, November 21, 2011. The International Cycling Union (UCI) and World Anti-Doping Agency (WADA) filed appeals at the Court of Arbitration for Sport (CAS) against the decision of the Spanish Cycling Federation (RFEC) exonerating Alberto Contador 2010 Tour de France victory from any sanction following an adverse analytical finding for the substance clenbuterol. (KEYSTONE/Dominic Favre)
    fshf

    “Panorama Sport” ka mësuar se Partizani do të kërkojë gjyq me procedurë të përshpejtuar, ku si fillim do të kërkohet pezullimi i efekteve vepruese të dënimit të FIFA-s. Gazeta ka mësuar se përveç pafajësisë, “demat” do të bëjnë padi edhe për subjektet që e kanë futur në këtë “valle”.

    Përveç kroatëve të Istrës, në listën e të paditurve mund të përfshihen edhe sulmuesi i ekipit të tyre, Vllaznia dhe federata, të cilët kanë dalë garantë për federimin e Çinarit në 2018-ën.

    Partizani do të mbrohet në proces nga zyra juridike e klubit, ndërsa Eraldo Çinari do të përfaqësohet në KAS nga një avokat francez. Në klubin e kuq janë optimistë fillimisht sa i përket heqjes së embargos së përforcimeve në merkato dhe shpresohet që brenda gushtit ta kenë rifituar të drejtën për të bërë blerje të reja. Ndërsa tri palët e tjera vendëse, lojtari, klubi shkodran dhe vetë federata rrezikojnë të përballen me pasoja për vetë firmat që janë hedhur para tek Alavesh, Istra dhe gjatë federimit të lojtarit me të kuqtë.

    Në gusht të 2018-ës klubi shkodran njoftoi se ka falsifikim firmash dhe derdhje pagesash në llogari fantazmë dhe çështjen e kaloi për hetim, proces i cili, me sa duket, ngeli rrugëve, por që në fund e pësoi Partizani.

  • Derbi i Myzeqesë, Lushnja-Apolonia, të dielën në RTSH Sport

    Derbi i Myzeqesë, Lushnja-Apolonia, të dielën në RTSH Sport

    Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan në fundjavë takimet e radhës, duke ofruar disa përballje interesante.

    Në nëngrupin e “play-off”-it të grupit A, apo grupit të Veriut, të dy takimet luhen të shtunën, duke nisur nga ora 17:30 dhe Erzeni pret Besëlidhjen, ndërsa Korabi, që shpreson për duelin e vendeve të dyta për biletën shtesë që mund të të çojë në Superiore, viziton Krujën, për t’u ndeshur me Kastriotin, që e ka siguruar edhe matematikisht vendin midis më të mirëve të futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

    Ndërsa dy takimet e “play-off”-it të grupit B luhen të dielën dhe Pogradeci pret Besën, kurse takimi tjetër është derbi i Myzeqesë, midis Lushnjës dhe Apolonisë, që mund të vendosë shumëçka sa i përket ngjitjes në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Ky është edhe takimi më i spikatur i ndeshjeve të fundjavës në Kategorinë e Parë dhe, si tillë, do të sillet për sportdashësit të dielën drejtpërdrejt në RTSH Sport, duke nisur nga ora 17:30. Fierakët, të cilët e kanë fituar 3-1  takimin e para pak javëve në shtëpi, mund të vulosin që të dielën rikthimin në Superiore, nëse triumfojnë në Lushnjë ndaj vendasve, të cilët, nga ana e tyre, do të synojnë të ruajnë të paktën vendin e dytë, për të shpëtuar diçka nga ky sezon.

    Ndërkaq, dy nën-grupet e “play-out”-it i luajnë të shtunën të 5 takimet, duke nisur nga ora 17:30, dhe duelet janë Dinamo-Egnatia e Rrogozhinës, Veleçiku i Koplikut-Tërbuni i Pukës, Shënkolli-Iliria e Fushë-Krujës, Turbina e Cërrikut-Devollit dhe Elbasani-Oriku.

    Kategoria e Parë

    Play-off:

    04-07-2020:

    Erzeni – Besëlidhja  (17:30)

    Kastrioti – Korabi      (17:30)

    05-07-2020

    Pogradeci – Besa     (17:30)

    Lushnja – Apolonia  (17:30)

    Play-out

    04-07-2020:

    Dinamo – Egnatia                    (17:30)

    Veleçiku – Tërbuni Pukë          (17:30)

    Shenkolli – Iliria Fushë-Krujë   (17:30)

    Turbina Cërrik – Devolli           (17:30)

    Elbasani – Oriku                       (17:30)

  • Partizani bën “pazar” në Fier, zbulohet kush e zëvendëson italianin që stërviste portierët

    Largimi i Mario Kapeçes ka vënë në lëvizje drejtuesit e Partizanit për të gjetur një trajner portierësh.

    “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se menjëherë është emëruar në këtë detyrë Erjon Meta, i cili së fundmi ka qenë përgatitës i portierëve tek Apolonia në Kategorinë e Parë.

    Meta vjen pas një eksperience në Angli, ku ka punuar në akademitë e klubeve si Kristal Palas dhe Çarlton Atletik.